Lifestyle
Shenjat që përfitojnë nga fundjava sipas Paolo Fox
8 Prill, 2022 | 12:43 pm
Dashi-Historia që keni lënë në të shkuarën më në fund nuk është më në mendjen tuaj. Në punë kujdes nga keqkuptimet.
Demi-Keni tension me partnerin por qëndroni të qetë,mos bini pre.
Merrni masa sigurie në punë,do ketë shkurtime.
Binjakët-Distancohuni nga njerëzit që ju acarojnë sepse sot është ditë pak delikate. Në punë nuk ndiheni të kënaqur për atë që bëni.
Gaforrja-Në dashuri sot ka vetëm zgjidhje dhe ju pret një ditë e këndshme.
Puna me streset e veta por asgjë për të ngritur alarmin.
Luani-Beqarët ndihen shumë konfuzë,janë mendime të kota ato që keni.
Në punë qëndroni të qetë dhe merrni frymë thellë para se të flisni.
Virgjeresha-Beqarët do të kenë mundësi për lidhje me një person të shenjës së Akrepit.
Në punë puna që keni bërë do të sjellë përmirësime.
Peshorja-Beqarët duhet patjetër këtë fundjavë të dalin nga shtëpia.
Në punë vijnë mundësi të mira,bëni intervista!
Akrepi-Kujdes nga tensionet në dashuri,u bë kohë që janë prezente.
Në punë shikoni terezinë tuaj dhe mos bini pre e provokimeve nga kolegët.
Shigjetari-Dashuria do njerëz të qetë,jo impulsiv.
Në punë merrni disa pushime,i keni të nevojshme.
Bricjapi-Për beqarët këshillohet të bëjnë një hap drejt dikujt që pëlqejnë.
Në punë shfrytëzoni energjitë që keni sa më shumë.
Ujori-Dashuria duket sikur lëkundet por ju do dini si ta ulni me këmbë në tokë.
Në punë keni fat sepse ka njerëz që duan t’ju ndihmojnë pa interes.
Peshqit-Dashuria sjell takime të reja por mos i merrni shumë seriozisht.
Puna kërkon që idetë që keni të dëgjohen nga të gjithë.