Lifestyle
Shenjat që nuk dinë të kërkojnë kurrë falje edhe kur janë gabim!
3 muaj më parë


AKREPI
Ata nuk e besojnë dot se mund të gabojnë. Janë shumë të pasionuar për atë që bëjnë. Pra, t’i thuash një Akrepi se e kanë bërë gabim është pothuajse e pamundur. Ata refuzojnë të marrin mendimet e të tjerëve dhe mund të bëhet tepër irrituese të debatosh me personat e kësaj shenje.
VIRGJËRESHA
Këta njerëz lindin perfeksionistë, kështu që vështirë se u pëlqen mënyra e të bërit të gjërave të njerëzve të tjerë. Ata nuk do të lejojnë askënd t’u thotë se e kanë gabim, sepse kanë kaluar vite duke u përpjekur të perfeksionojnë veten duke punuar shumë.
LUANI
Njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë janë shunë egoistë dhe krenarë. Bëhen keq kur dikush i sfidon. Ata e urrejnë të gabojnë, gjë që do të thotë gjithashtu se duhet të jenë shumë “të prekur” për t’u kërkuar falje të tjerëve. Dhe Luanët thjesht nuk mund ta bëjnë këtë.