Kryefjala Logo

Shenjat që burri ose gruaja juaj dëshiron t’ju braktisë

6 Shtator, 2022 | 11:25 am

Në pjesën më të madhe fundi i një martese nuk është kurrë një surprizë.
Gjithsesi mund të duket e papritur kur një bashkëshort thotë se dëshiron divorc dhe e vërteta është se shenjat që burri ose gruaja juaj dëshiron të largohet nga ju ka të ngjarë të jenë të dukshme prej një kohe të gjatë por ju se keni kuptuar.

Që kërkesa për divorc mos t’ju vijë si rrufe në qiell të hapur por të merrni masa,na ndiqni si më poshtë:

1-Jetë intime e zhdukur
Nëse burri ose gruaja juaj nuk janë më të interesuar të bëjnë marrëdhënie intime me ju, kjo mund të nënkuptojë se ata nuk janë më të interesuar të kenë një lidhje të thellë të lidhur me ju që është fizike dhe emocionale dhe ndoshta ata tashmë mund të kenë një këmbë jashtë derës..

2-Ata nuk flasin më për planet e së ardhmes me ju
Një burrë ose një grua në prag të largimit nga ju ka më shumë gjasa të fillojë të planifikojë një jetë pa ju.
Nëse ata po përpiqen të fillojnë të përfytyrojnë një jetë pa ty,ata mund të mendojnë shumë mirë t’ju lënë për një të ardhme që nuk ju përfshin.

3-Ndihesh sikur nuk po bën asgjë mirë
Nëse bashkëshorti juaj vazhdimisht ju kritikon ju dhe gjërat që bëni ata po vijnë nga një vend negativiteti i thellë dhe po mbyllin një sy ndaj pozitives.
E kanë ndarë mëndjen ndaj jush..

4-Kohët e fundit janë më të shqetësuar për pamjen e tyre
Nëse burri ose gruaja juaj ka filluar papritmas të bëjë ndryshime në pamjen e tyre, mund të jetë një arsye për të kontrolluar shëndetin e marrëdhënies tuaj.

Të ngjashme