Kryefjala Logo

Shenjat e horoskopit që do ta shijojnë verën 2022 më shumë se të tjerat

24 Qershor, 2022 | 12:02 pm

Vera ka ardhur zyrtarisht dhe planet e dëshirat vetëm rriten.
Por për fatin e keq të disa shenjave dhe për fatin e mirë të të tjerave,kjo verë nuk do jetë njësoj për të gjitha.

Yjet favorizojnë vetëm 3 shenja më shumë se të tjerat dhe ne i zbulojmë sëbashku:

1-Ujori
Ju do të ndjeni më shumë dëshirë për të krijuar marrëdhënie të reja dhe të shprehni gjithë çfarë mendoni dhe ndjeni.
Vera është kohë fantastike për të bërë disa udhëtime të bukura, por mos lini pas leximin për të ruajtur energjinë e mirë. Do ta rrethoni veten me njerëz që ju kuptojnë dhe ju japin po të njëjtën energji në këmbim.

2-Akrepi
Është koha ta heqësh maskën me të cilën fshihesh dhe të shijosh verën.
Erdhi koha juaj për udhëtime, njohje të reja dhe siguri emocionale.
Ju këshillojmë të rezervoni jashtë shtetit ku jetoni dhe shijoni çdo emocion që do të ndeshni.
Mos mendo asgjë përveç vetes tënde!

3-Luani
Përfitoni nga kjo kohë për tu fokusuar tek vetja dhe dëshirat e tua.
Lëreni veten të lirë nga gjithçka se për më mirë do t’ju dalë.
Vetëm në këtë mënyrë do të përjetoni emocione të reja dhe do zbuloni gjëra që nuk i dinit për veten.

Të ngjashme