Lifestyle
Shenjat e horoskopit më me fat në dashuri për muajin shtator
6 Shtator, 2022 | 11:23 am
Hëna në Ujor vjen dhe na lejon të ndihemi pak më pak të frenuar sot dhe pak më të guximshëm.
Të gjitha shenjave ju bën mirë ky ndikim por veçanërisht këtyre dy shenjave:
•Bricjapi
Në një farë mënyre, ju keni pritur që diçka e tillë të ndodhte.
Keni dashur të dilni nga guaska juaj por e keni shtyrë atë për aq kohë sa jeni mësuar disi t’i mbani frenimet tuaja për veten tuaj.
Jeni me fat pasi në këtë muaj ne kemi treshen e hënës së Ujorit dhe Uranin për t’ju nxjerrë nga zona juaj e rehatisë dhe për t’ju depozituar drejt e në zonën “kjo jam unë në të vërtetë”
Kjo do ta kënaqë partnerin tuaj romantik në një nivel të tillë saqë mund të mos ktheheni më në veten tuaj të vjetër.
Tani që treshja e Hënës së Ujorit dhe Urani ju lejon të shijoni kënaqësitë që i keni mohuar vetes, mund ta ndiqni atë gjithmonë dhe të mos ja mohoni më vetes si kënaqësi.
•Shigjetari
Nuk ka nevojë t’ju them se sa i pafrenuar mund të jetë një Shigjetar që në thelb do të thotë se në kohën kur treshi i Hënës së Ujorit dhe Urani rrotullohet përreth, ata do të jenë duke i dërguar selfie provokuese partnerit që është më shumë se gati për çdo gjë që keni për të ofruar.
Ju preferoni atë imazhin e të qenit shpirt i lirë i egër dhe i çmendur pasi ndiheni shumë të fortë për të mbajtur sekretet dhe frenimet tuaja për veten tuaj.
Por, ka raste kur edhe ju nuk mund ta mohoni thirrjen e egërsisë së vërtetë, dhe gjatë Hënës së Ujorit në treshen e Uranit, do të vraponi në drejtim të atyre të shkujdesurve dhe të pamaturve.
Në dashuri kjo do të thotë që më në fund do ta kapërceni një gungë dhe do të shihni nëse ia vlente në fund të fundit.