Lifestyle
Shenja e horoskopit që do i japin fund marrëdhënies në javën e 22 – 28 gusht
22 Gusht, 2022 | 12:28 pm
Meqënëse Urani kthehet në retrograd këtë javë në shenjën e Demit, ai sjell një kontroll realiteti në ato marrëdhënie që kanë mbijetuar nga fshehja ose injorimi i së vërtetës.
Urani është planeti i ndryshimeve dhe ju ndihmon të shihni gjithçka qartë në mënyrë që të filloni të bëni ndryshimet e nevojshme për të ecur përpara.
Cila shenjë do ndahet?
•Demi!
Urani ka lëvizur në shenjën tuaj duke ndryshuar planet dhe duke hedhur kleçka në të gjithë jetën tuaj, por veçanërisht në zonën tuaj të romancës.
Urani është planeti i ndryshimeve të papritura dhe befasuese por është gjithashtu planeti që ju ndihmon në fatin tuaj.
Këtë javë Urani kthehet në retrogradë në shenjën tuaj, një kohë për ju për të parë se çfarë është e vërtetë dhe ku jeni fshehur për të mos qenë në gjendje ta pranoni realitetin.
Në marrëdhëniet tuaja kjo do të thotë se ka të ngjarë të ketë një lidhje që nuk përputhet me nevojat tuaja .
Jeni ju që përpiqeni të ndryshoni veten për t’iu përshtatur një marrëdhënieje kur ju mund të jeni vetvetja dhe të shihni se çfarë vërtet mund t’ju përshtatet.
Kjo javë mund të sjellë më shumë nga ato momente në të cilat nuk ka kthim mbrapa. Qëndroni në të vërtetën tuaj këtë javë dhe nëse kjo do të thotë se një marrëdhënie përfundon, kjo do të thotë vetëm se nuk është menduar të jetë pjesë e së ardhmes suaj.