Lifestyle
Shampo Kin, shpëtimtarja kundër zbokthit
9 Maj, 2022 | 12:17 pm

Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni gati për të dalë nga shtëpia, të veshur e të pispillosur kur dikush ju vë në duke se ju janë mbushur shpatullat me zbokth nga flokët tuaj? Nuk ka gjë më të sikletshme!
Zbokthi prek kryesisht lëkurën e kokës dhe krahas rrjepjes së skalpit ajo shoqërohet me skuqje dhe ndonjëherë edhe me kruajtje të lehtë. Nuk është gjë aspak serioze, por ka impakt të madh në cilësinë e jetës! Nëse zbokthi bëhet kronik, ai mund të rezultojë në probleme sociale, veçanërisht me rënien e vetëvlerësimit. Bindja publike është që kjo sëmundje vjen si pasojë e higjienës së dobët, gjë që është larg së vërtetës! Shkaku i zbokthit është ende i pavërtetuar, por mendohet që vjen si pasojë e yndyrës së tepërt, të prodhuar nga skalpi, çrregullimet e ciklit jetik të lëkurës së tij, disbalanca e mikroorganizmave normalë të kokës, apo edhe mbindjeshmëria dhe reaksionet alergjike të skalpit ndaj faktorëve të jashtëm.
Zbokthi prek gjysmën e popullsisë të të rriturve, ndaj duhet normalizuar si gjendje dhe duhet gjetur një zgjidhje efikase për të. Keni provuar çdo gjë dhe nuk po gjeni zgjidhje? Tregu sot është i stërmbushur me produkte, të cilat premtojnë zhdukjen e zbokthit, por jo gjithmonë kanë sukses. Ne kemi zgjidhjen për ju! KIN është një markë profesionale spanjolle e cila tashmë vjen në treg me shampon Kin Caspiselen kundër zbokthit. Është shampo e formuluar posaçërisht për trajtimin e zbokthit, teksa qetëson ndjesinë e kruarjes dhe i jep flokëve shkëlqim, gjallëri dhe shkriftësi flokëve tuaj. Mjafton ta përdorni tre deri në katër herë në jave për të parë rezultate fantastike.
Shampon KIN mund ta gjeni në çdo farmaci!