Kryefjala Logo

Sekreti për një martesë të lumtur?Bëni pushime të ndara

21 Shtator, 2022 | 12:39 pm

Pushimet janë një lumturi e plotë me partnerin në krah.
Ju bëni dashuri gjatë gjithë ditës, kënaqeni në praninë e partnerit tuaj dhe kënaqeni me kaq shumë aktivitete të mrekullueshme që të dyve ju duken interesante së bashku.
Por,a keni menduar ndonjëherë përfitimet që sjellin pushimet veçmas?
Nuk është një krisje e marrëdhënies,përkundrazi.
Ja disa arsye:

1-Ju e mposhtni varësinë,të paktën për disa ditë

Në një marrëdhënie, çiftet priren të humbasin identitetin e tyre me kalimin e kohës.
Në vend të individëve të pavarur, ata bëhen njësj me partnerët e tyre.
Tingëllon romantike, por bëhet vërtet e frikshme në planin afatgjatë.
Bërja e pushimeve të ndara ju jep mundësinë për t’u rilidhur me veten.

2-Ju merrni edhe më shumë kohë cilësore me familjen dhe miqtë
Të bësh pushime vetëm me miqtë dhe familjen është e shëndetshme për një çift. Ju mund të festoni me të dashurit tuaj pa asnjë kufizim.
Më në fund mund të kënaqeni me shoqet e mgushta dhe të shijoni kohën me shoqërinë.
Mund të kujtoni historitë e turpshme të fëmijërisë dhe të argëtoheni ashtu si në kohët e vjetra.

3-Ju mund të rinovoheni në vetmi
Kush nuk dëshiron pak “kohë për vete?”
E di që fytyra e bashkëshortit tuaj sjell një buzëqeshje të ndritshme në fytyrën tuaj,por të gjithë kanë nevojë për pak kohë vetëm për të kontrolluar veten.
Kalimi i kohës vetëm mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor.
Plus ajo ushqen marrëdhënien tuaj.

•Kaloni kohë cilësore së bashku me partnerin përpara udhëtimit tuaj.
Është e qartë që të humbasësh gjurmët e gjërave vetëm për të shijuar veten tuaj dhe pushimet tuaja ju japin këmaqësi të madhe edhe vetëm kur e mendon,por kjo nuk do të thotë të tregoheni të pakujdesshëm ndaj ndjenjave të partnerit.

Të ngjashme