Lifestyle
Sekreti për një lidhje të gjatë quhet “Alkol!”
1 vit më parë


Sipas një studimi nga Psychological Series, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli.
Çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të mira nëse dy partnerët kishin konsumuar alkool.
Nëse njëri partner kishte konsumuar ndërsa tjetri jo, atëherë rastet kishin qenë më të larta për pakënaqësi.
Është zbuluar se sasia e alkoolit që e konsumonin çiftet nuk ndikonte në kualitetin e lidhjeve,përderisa asnjëri nga partnerët nuk e kishte tepruar.
Pavarësisht pijes që e zgjidhni apo sa shumë pini – mundësitë janë më të mëdha që do të keni një lidhje të lumtur.
Por të jemi të qartë,efektet e njëjta për përmirësimin e lidhjes i kishte edhe mos konsumimi i alkoolit nga asnjëri partner.