Kryefjala Logo

Sekretet në çift që nuk duhet ti diskutoni kurrë me të tjerët

20 Gusht, 2021 | 4:30 pm

Kur lindin mosmarrëveshje brenda martesës suaj, e para gjë që ju vjen në mendje është të gjeni persona që do t’ju dëgjojnë e te të cilët mund të hapeni.

Ja cilat janë temat për të cilat nuk duhet të diskutoni në publik:

1-Mungesa e fëmijëve

Kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u përballuar. Vetë procesi i shton presion marrëdhënies, por kur ndodhin komplikime dhe ju fajësoni njëri-tjetrin dhe e diskutoni me të tjerët, kjo mund ta bëjë tjetrin të ndihet fajtor ose inferior.

2-Financat

Sado që mund të jetë stresuese përballja me mungesën e tyre dhe shpesh edhe turpëruese, nuk ia vlen të diskutoni me të tjerët.Nga ana tjetër, nëse keni shumë para,mos u mburrni për financat tuaja në mënyrë që të bëni të tjerët të ndihen keq apo xhelozë.

3-Tradhtia

Tradhtia shkakton shumicën e divorcit sot sipas statistikave që rriten çdo ditë, por sado e dhimbshme që është, veçanërisht për gratë, nuk është një çështje që mund ta ndani lirshëm me të tjerët.

4-Problemet me vjehrrit

Është e vështirë ta mbash gjuhën lidhur në të tilla raste, por më e lehtë është të telefonosh një mikeshë dhe t’ia tregosh të gjitha, sesa të flasësh me bashkëshortin. Mos e bëni këtë, diskutoni në çift për të gjetur një zgjidhje më të mirë.

Të ngjashme