Lifestyle
Rracat më të mira për një qen të përshtatshëm për familje:
3 muaj më parë


Nëse nuk doni të shpenzoni para duke trajnuar qenin tuaj të preferuar, apo që ta bëni atë të jetë më i shoqërueshëm e gjëra të ngjashme, ju këshillojmë të zgjidhni një nga këto rracat.
Nëse jeni familje me fëmijë të vegjël, opsion i mirë janë: Golden Retriever, Saint Bernard, Irish Setter, German Shpherd, Labrador ose Newfoundland.
Këta qenë kanë karakter të qetë dhe nuk reagojnë ashpër nëse fëmija gjatë lojës i tërheq veshin apo bishtin. Një nga qentë që ka reagim të kundërt është Chihuahua që bëhet shumë agresive kur i prishet terezia.
Ndërsa qen shumë të përshtatshëm në madhësi mesatare për familjen, janë: Pug, Bull Terrier, Boxer, Beagle dhe Dalmatian.
Dhe për ta mbyllur, sugjerimet e rracave të qenve të vegjël në trup përfshijnë: Poodle, Maltese, Corgi, French Bulldog dhe Cavalier King.
Bëni shumë kujdes me fëmijët dhe mësojini t’i duan kafshët dhe t’i trajtojnë me respekt.