Renditja e sendeve të vjedhura më shpesh nëpër hotele

2 muaj më parë

Sipas një sondazhi të kryer me rreth 500 hotele në mbarë botën, 95% e hoteleve raportuan se kishin pësuar një vjedhje me një vlerë që mund të llogaritet deri në 5500 euro në vit.
Në krye të produkteve më të vjedhura janë peshqirët rreth 88% pastaj produktet e bukurisë 60% dhe enët me 53%.

Këto produkte pasohen me pantoflat 40%, rroba banjo 35% dhe telekomandat 27%.

E çuditshme por e vërtet se ndonjëherë vidhen edhe çarçafët, jastëku, jorgani dhe dysheku me 22%
Ndër vjedhje që klientët bëjnë hyjnë edhe varëset e rrobave 16%, tharësja e flokëve dhe deri tek llamba.

Klasifikimi mbyllet me orët me zile 5%, telefonat 4% dhe bateritë me 2% .
Nuk do ta besoni por edhe bimët dhe çadrat në raste të rralla vidhen.

Të ngjashme