Quhen “Sleep Influencers” dhe ja çfarë bëjnë për tu paguar

3 muaj më parë

Ne kemi parë të promovojnë veten influencers bukurie, mode, udhëtimi, por ka edhe nga ata gjumashët që quhen ‘sleep influencers’.

Ideja e parë e influencerave të tillë ka lindur në një kompani dyshekësh në 1986-ën. Ata publikuan një ofertë pune ku kërkohej një vajzë që duhet të flinte në dyshekët e tyre për 20 orë në javë e të jepte opinionin e saj për rehatinë e dyshekut, ndjesinë e zgjimit apo nëse kishte dhimbje kur flinte, në këtë mënyrë testohej cilësia e tyre.

Shumë hotele nëpër botë ftojnë personazhe me shumë ndjekës në ‘Instagram’ që të promovojnë hotelet e tyre, dhomat, suitat, cilësinë e tyre. Një nga më të famshmit në këtë kategori është Alex Shannon, 37 vjeç, që ka mbi 48 mijë ndjekës në ‘Instagram’ dhe udhëton në hotelet ku e ftojnë duke gjeneruar të ardhura.

Sado e çuditshme duket, ka vërtetë njerëz që e bëjnë këtë, madje një djalë me origjinë aziatike ka fituar 16.000 dollarë brenda një nate vetëm nga pagesat e personave që e shihnin duke fjetur. Ndjekësit mesa duket paguajnë vetëm që ta zgjojnë nga gjumi personin që shfaqet në video, pasi çdo pagesë i shkon si njoftim.

Një kuriozitet tjetër që na vjen nga bota është ekzistenca e ‘sleep streamer’ që ka si platformën më të njohur ‘Twitch’ dhe aty ndjekësit paguajnë për të parë njerëz kur flenë gjumë.

Të ngjashme