Që rruga e dashurisë të ecë si vaji,ndiq këtë drejtim:

10 muaj më parë

Bëje të qartë çfarë do dhe lëri hapësirë edhe personit tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Flisni përherë hapur, pa sinjale e nënkuptime.

Mos prano copëza dashurie. Një person që nuk tregon seriozitet në dashuri dhe mënyrën si të përkushtohet, nuk e meriton farë vëmendjen tënde.

Mos u trego i pasigurt. Partneri do përfitojë gjithmonë nga ajo ndjesi që ti i jep dhe do e shfrytëzojë në favor të vetes.

Mos u var nga aprovimi i tij. Nuk duhet të kërkosh asnjëherë aprovimin e dikujt që të përcaktoj personin që je dhe si ndihesh. Asnjëhere nuk do i kënaqësh të gjithë.

Mos shko pas djemve të pashpresë. Nuk ke pse i dedikon jetën tënde rregullimit të jetës së dikujt tjetër.

Mos ki frikë nga refuzimi. Ai nuk të do?  E çfarë pastaj?  Jeta vazhdon, madje më e bukur, e plot risi. Tjetri…

Një lidhje nuk të bën të lumtur. Para se të kërkosh dikë, duhet të kesh gjetur lumturinë brenda vetes tënde.

Të ngjashme