Qaj. Cilado qoftë arsyeja të bën mirë.

2 vite më parë

E qara pa karar nuk sjell asgjë të mirë ama nëse vjen si një reagim emocional, që mund t’ju ndihmojë ti vini gjërat në perspektivë, atëherë PO!

Ju shpjegojmë pse:

•Ju bën të ndiheni më mirë

Lotët që derdhim gjatë një shpërthimi emocional përmbajnë një vrasës natyror të dhembjes madje studiuesit besojnë se ata mund të përmbajnë edhe hormone të stresit.

•Shpreheni

Është e mundur që ta lidhim të qarën me turpin, sepse kur kujtojmë aktin, provokojmë mërzinë që kemi ndier në atë periudhë të veçantë të jetës. Nuk është e lehtë të largohesh prej këtyre emocioneve.

•Merrni vëmendje

Megjithëse përpiqemi,vjen një kohë kur nuk mund të shmanget shpërthimi dhe e qara përpara kujtdo tjetër. Pavarësisht nëse është një bashkëpunëtor apo një person i dashur, e qara përçon mesazhin se jeni të lënduar.

Të ngjashme