Kryefjala Logo

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se t’i jepni fund një miqësie

9 Korrik, 2022 | 12:08 pm

Ne nuk mund të zgjedhim familjet tona, por ne mund të zgjedhim miqtë tanë.
Ne të gjithë e dimë se si miqtë janë mbështetësit tanë numër një, japin këshilla (edhe pse këshillat e tyre nuk janë gjithmonë më të mirat)

Megjithatë ndërsa rritemi ne ndryshojmë dhe nganjëherë ndahemi, ose ndryshojnë interesat tona, ose disa miqësi bëhen më shumë një barrë sesa një burim lehtësimi, dhe këtu vjen pjesa e trishtuar, kur duhet t’i japim fund për të mirën tonë.

Por para se ti jepni fund duhet ti përgjigjeni këtyre pyetjeve:

1. A emocionohesh kur rri me ta, apo mendon me vete: “Kur do të shkoj në shtëpi!”?
2. A ndiheni rehat t’u tregoni gjithçka, apo ndiheni sikur po fshehni një pjesë të vetes ose po gjykoheni për atë që po thoni?

3. A mund t’i besoni miqësisë tuaj?
4. A është shoku juaj po aq mbështetës për ju sa ju jeni për ata?

5. A është shoku juaj gjithmonë pranë jush kur keni nevojë për të?
6.Keni përshtypjen se janë xhelozë për arritjet tuaja?

7. I besoni shoqes tuaj rreth partnerit tuaj?
8.A do ta përshkruanit mikun tuaj si një mik të mrekullueshëm tek të tjerët?

9. Cila është frika juaj më e madhe për përfundimin e kësaj miqësie?
10. A mund të jeni plotësisht të sinqertë me mikun tuaj për ndjenjat dhe mendimet tuaja?

11.Çfarë rolesh luani në jetën e njëri-tjetrit?12. Ju njiheni prej kohësh.A do të ishit akoma miq nëse do të takoheshit sot?

13.A po mendoni se nëse i përfundoni gjërat, nuk do të keni miq të tjerë?
14. Çfarë saktësisht dëshironi nga kjo miqësi?
15. Do t’ju mungojnë si person apo do t’ju mungojnë kujtimet kur kjo miqësi të marrë fund?

Të ngjashme