Kryefjala Logo

Pse zgjimi me këngë romantike mund t’ju rregullojë ose prishë ditën tuaj

10 Tetor, 2022 | 1:19 pm

Truri i njeriut përgjigjet dhe ndizet sipas ritmit dhe zërit.
Qëniet njerëzore mësojnë më shpejt dhe e ruajnë informacionin më gjatë kur përdoret muzika për të lehtësuar mësimin.
Nëse jeni duke mësuar për një provim, duke përgatitur një prezantim ose thjesht duke memorizuar listën tuaj ushqimore, vendosja e këtij procesi në muzikë mbështetëse i përforcon rezultatet.

Por në anën tjetër ekziston muzika që ndërhyn në procesin e të mësuarit, duke e ngadalësuar atë dhe duke penguar aftësinë e trurit për të përpunuar dhe mbajtur informacionin.

Nuk ka asnjë pjesë të vetme muzikore që ndikon secilin prej nesh saktësisht në të njëjtën mënyrë.
Pra, pse ka rëndësi se çfarë muzike dëgjoni kur zgjoheni në mëngjes?

Muzika intensive si metal, rap, muzikë clubi në përgjithësi aktivizon trurin tuaj të peshkut,mekanizmat e luftës.
Dëshironi vërtet të zgjoheni të zemëruar dhe të frikësuar?

Kjo vlen edhe për të gjitha zhanret e ndryshme të muzikës.
Disa njerëz kënaqen të zgjohen me nostalgji,disa gëzojnë stimulimin intelektual të Vivaldit.
Disave u pëlqen baladat ose bluz.
Është tërësisht një preferencë personale.

Për shkak se është momenti i parë i vetëdijshëm i gjithë ditës suaj, eksploroni se çfarë ju bën vërtet të lumtur dhe ju zgjon në humorin më të mirë të mundshme.
Provoni të zgjoheni me disa lloje të ndryshme muzike ose tingulli.
Kushtojini vëmendje se si shpaloset pjesa tjetër e ditës suaj.
Në fund të fundit, mund të zbuloni se java juaj ka nevojë për lloje të ndryshme muzike në ditë të ndryshme,më të relaksuar në fundjavë për shembull dhe më aktive gjatë javës.

Të ngjashme