Pse tingëllon ndryshe zëri jonë i incizuar?

2 vite më parë

Shumicës prej nesh, nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë në ndonjë audio apo video të incizuar. Zëri ynë i incizuar na tingëllon shumë më ndryshe sesa kur flasim në të vërtetë, gjë që na bën që shpesh ta “urrejmë” atë. Por, për gjithë këtë ekziston një arsye. Arsyeja pse e urrejmë zërin tonë të incizuar është për shkak se kafka jonë e ndryshon rezonancën e zërit tonë nga brenda dhe krijon më shumë bas. Kur e dëgjomë një incizim digjital të zërit tonë, edhe pse na duket shumë më ndryshe, në fakt ai është saktësisht ashtu siç e dëgjojnë njerëzit e tjerë kur ne flasim.

Të ngjashme