Kryefjala Logo

Pse temperaturat e larta na bëjnë agresiv?

2 Korrik, 2022 | 3:05 pm

Vala e nxehtësisë ka një efekt të keq tek njerëzit dhe shkenca ju jep të drejtë. Studime të ndryshme kanë zbuluar se nxehtësia ndikon në sjellje, jo për mirë. Studiuesit raportojnë se ka një rritje të pasaktësisë dhe sipas një hipoteze, nxehtësia rrit mendimet dhe sjelljet agresive.
Madje një studim i fundit ka parë që ajo rëndon edhe në vendimet e gjyqtarëve

Duke shqyrtuar dënimet e 43 Gjykatave të Imigracionit në Amerikë, u pa që gjasat e një vendimi të favorshëm për aplikantin zvogëloheshin kur temperatura rriteshin.

Me një rritje prej 5 ° C, vendimet e favorshme bien me 6.55%. “Efekti shihet në ditët e nxehta: fillon mbi 21-24 ° C, mbi temperaturat e rehatshme.
Në bazë mund të ketë një ngadalësim të funksioneve njohëse dhe kur kjo ndodh, ne priremi të preferojmë zgjidhjet më të lehta, të cilat për një gjyqtar mund të jenë refuzimi i kërkesës.

Ose ndodh që nxehtësia ta bëjë gjyqtarin me humor të keq.
Rezultatet, për më tepër të gjetura tek profesionistët që punojnë në mjedise me ajër të kondicionuar, duhet të na bëjnë të mendojmë për ndikimin e faktorëve minimalë, siç është temperatura, dhe pasojat e ngrohjes globale.

Të ngjashme