Lifestyle
Pse të kesh një shtëpi të vogël ju bën mirë?
2 vite më parë


Të jetosh në shtëpi të vogël ka disa avantazhe.
Të kesh vetëm pak metra katrorë të stimulon kreativitetin dhe ndihmon në rregullin fizik dhe mendor. Nëse nuk jeni të bindur shihni këto këshilla
1.Do të jeni më selektivë
Të kesh pak hapësirë në dispozicion të detyron të mendohesh dy herë se si ta arredosh. Pra me pak fjalë, duhet të keni ide të qarta për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe më të përshtatshme për hapësirat dhe shijet tuaja. Shmangni blerjet impulsive dhe kurseni para.
2.Keni pak gjëra për të pastruar
Një nga avantazhet më të mëdha të një shtëpie të vogël është sasia e kohës që kursen për të pastruar.
3.Më shumë hapësirë për kreativitetin
Kush jeton në shtëpi të vogël di shumë mirë të përmirësojë çdo hapësirë. Nëse sipërfaqja e apartamentit është e kufizuar, përdorni hapësirën vertikale. Çdo kënd mund të jetë i dobishëm.