Lifestyle
Pse sabotoni pa vetëdije takimet tuaja romantike?
29 Korrik, 2022 | 12:28 pm
Arsyeja numër një është: Ti po e tërheq veten nga dashuria që meriton!
Për më shumë,lexoni më poshtë arsyet kryesore për të cilat duket se nuk mund të takoni “Të duhurin”:
•Ju i prezantoheni takimeve tuaja si një marrëveshje pune dhe jo si një mundësi për dashuri.
Ju shkuat me rroba zyre dhe kishit një bisedë pune. Ju nuk jeni duke negociuar një kontratë.
Lëreni punën në punë dhe mësoni si të flirtoni më shumë, të visheni sikur jeni në një takim dhe ta ngacmoni më pak sepse nuk është një intervistë.
•Ju zgjidhni gjatësinë në vend të lumturisë.
87% e meshkujve atje janë më pak se 1.82cm.
Mos lejoni që disa centimetra të pengojnë gjetjen e shpirtit tuaj binjak.
Zgjidh lumturinë, jo gjatësinë.
•Ju zgjidhni të shikoni dramën e mundshme në vend që të shihni të gjitha të mirat.
Keni bërë mirë nëse keni përjashtuar meshkujt që pinë shumë,që ju tradhtojnë, që ju trajtojnë keq ose nuk do të angazhohen me të njëjtën vendosmëri.
Ka shumë dramë edhe me ata që nuk kanë kështu vesesh,por ata kanë edhe cilësi të mira që nuk duhet t’i anashkaloni.
Pse i bllokoni ata?