Kryefjala Logo

Pse rreth 50% e grave pendohen që martohen me burrat e tyre?

14 Tetor, 2022 | 12:46 pm

Dashuria ka të bëjë me gjetjen e një personi dhe marrjen e vendimit për të qëndruar me të.
Është një zgjedhje, jo diçka që përfshin fatin.

Por le t’i zbulojmë të gjitha gjërat dhe fillojmë me ato të mirat.
Nga 35,000 gra të anketuara, gati 50% thonë se personaliteti i burrave të tyre ishte gjëja e parë që i tërhiqte.

53% thonë se nuk besojnë në përralla apo fat,ose të paktën këtë nënkuptojmë kur thonë se burrat e tyre nuk janë “shpirtrat e tyre binjakë”.

73% thonë se kanë menduar të braktisin martesën e tyre në një moment apo në një tjetër.
Që absolutisht nuk është diçka me patjetër e keqe sepse tregon që nuk jemi robotë.

Më shumë se gjysma pretendojnë se burrat e tyre thonë “të dua” çdo ditë, ose “shumë shpesh”.
70% për qind presin të martohen me burrat e tyre për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Kalojmë tek gjërat jo shumë të mira:
Më shumë se gjysma e grave të pyetura thonë se ose janë të mërzitura në shtrat ose nuk e mbajnë mend herën e fundit që kanë kryer marrëdhënie intime. Rreth 62% rrallë ose kurrë nuk kanë netë takimesh(gjë që ndikon në jetën intime)

Rreth 53% dëshirojnë që burrat e tyre ose të fitojnë më shumë para ose të kenë më shumë kohë për to.
Pjesa tjetër thonë se burrat e tyre kanë ndryshuar për më keq që nga martesa.
Si përfundim,studimi përforcon shumë nga ajo që ne tashmë e dimë se është e vërtetë:
“Martesat nuk përfundojnë gjithmonë të lumtura”.
Nëse martesa juaj po bëhet më shumë e vështirë sesa e lehtë dhe nuk e mbani mend herën e fundit kur keni qenë të lumtur në marrëdhënien tuaj, mund të jetë koha të mendoni se çfarë po bëni aty..

Të ngjashme