Kryefjala Logo

Pse pushimet më të mira bëhen në mal

9 Korrik, 2021 | 5:45 pm

1.Stop sikletit të rërës

Nuk do ndjeheni të bezdisur prej rërës që të ngjitet kudo dhe që arrin në çdo pjesë të trupit. Mali, për nga përbërja e tij gjeologjike, nuk e ka këtë element dhe në këtë mënyrë e lehtëson këtë problem.

2.Qetësi mendore

Nëse mendoni se shumica e njerëzve preferojnë detin kundrejt malit, është e rëndësishme të kuptoni se nëse  kërkoni qetësi, mali është vendi i duhur për ju. Këtu do të gjeni qetësinë dhe relaksim që kërkoni larg kaosit.

3.Ajri i pastër

Malet nuk kanë nevojë për ajër të kondicionuar dhe ventilatorë për ajër të pastër dhe të këndshëm. Përkundrazi, do ndjeni nevojën e përdorimit të batanijeve ose jorganëve të hollë. Deti dhe qyteti, në verë bëhen furra që kërkojnë ndihmën e pajisjeve teknologjike dhe aspak ekologjike, për të siguruar një temperaturë të durueshme.

Të ngjashme