Kryefjala Logo

Pse personi juaj mund të ketë frikë të bjerë në dashuri me ju dhe tani po largohet

13 Gusht, 2022 | 11:58 am

Intimiteti emocional është një nga përvojat më të mrekullueshme që mund të kemi.

Asgjë tjetër nuk i afrohet përvojës së ndarjes së ndjenjave tona më të thella me një tjetër, të të qenit të parë dhe të njohur thellë, të ndarjes së dashurisë, pasionit, kreativitetit, të qeshurës dhe gëzimit.

Pse, atëherë, dikush do të tërhiqej nga dashuria dhe do të kishte frikë nga intimiteti?
Në fakt nuk është vetë intimiteti që njerëzit kanë frikë.
Nëse njerëzve do t’iu garantohej se intimiteti do të vazhdonte të ishte një përvojë pozitive, ata nuk do të kishin frikë prej saj.

Ajo që ata kanë frikë është mundësia për t’u lënduar si rezultat i të qenit intim me një tjetër.
Shumë njerëz kanë dy frikë të mëdha që mund t’i bëjnë ata të shmangin intimitetin:

1-Frika nga përfshirja – nga të qenit i pushtuar, i kontrolluar dhe i humbjes së vetvetes.
2-Frika nga refuzimi -Pra nga humbja e personit tjetër.

Nëse një person zemërohet, tjetri mund të ndihet i refuzuar ose i kontrolluar,do tëdorëzohet, të tërhiqet ose të rezistojë.

Nëse një person mbyllet, tjetri mund të ndihet i refuzuar dhe të bëhet gjykues gjë që mund të shkaktojë frikën e tjetrit për përfshirje.
Këto qarqe mbrojtëse ekzistojnë në një formë ose në një tjetër në shumicën e marrëdhënieve.

•Shërimi i frikës nga intimiteti:
Frika ekziston por jo për shkak të vetë përvojës, por sepse nuk dini si t’i trajtoni situatat e të qenit të refuzuar ose të kontrolluar.

Sekreti i lëvizjes përtej frikës nga intimiteti qëndron në zhvillimin e një pjese të fuqishme të të rriturit , e cila na mëson se si të mos e marrim personalisht refuzimin dhe na mëson të vendosim kufijtë e duhur kundër përfshirjes.

Të ngjashme