Kryefjala Logo

Pse NUK duhet të rregullosh shtratin kur zgjohesh!

16 Maj, 2021 | 11:49 am

Dr Stephen Pretlove nga Universiteti i Arkitekturës në Kingston, ka një shpjergim më të thjeshtë.

“Kur rregullojmë krevatin, sidomos menjëherë pasi zgjohemi, bllokohen në shtrat  me nxehtësinë  e trupit, qelizat e vdekura të lëkurës dhe  djersa të cilat shërbejnë si ushqim për insektet.

Duke lënë shtratin e çrregullt  insektet i ekspozohen dritës, në këtë  mënyrë ata vdesin. Kur flejmë ne djersisim.  Një njeri normal mund të djersisë deri në  një litër çdo natë.  Të gjitha këto krijojnë një terren të përshtatshëm që këto organizma të rriten. Çfarë fshihet pas kësaj këshille?

Është mjaft  e thjeshtë, mbrojtja e shëndetit tuaj  nga insektet  që jetojnë në shtrat.

Shkenctarët mendojnë se rreth 1.5 milionë merimanga  jetojnë  duke  u ushqyer  në shtratin tonë me qelizat e vdekura të lëkurës dhe me lagështirën që prodhon djersa. Në fakt ekzistenca e tyre nuk është problemi kryesor, problem është ajo çfarë këto insekte prodhojnë. Nënproduktet e tyre  i bashkohen ajrit dhe mund të shkaktojnë alergji apo në rastin më të keq astmën tek qeniet njerëzore. Një tjetër studiues mendon se do ishte më e shëndetshme lënia e shtratit pa rregulluar në mëngjes. Apo të paktën për një periudhë të caktuar kohe.

Shpjegimi

Kur flejmë gjatë natës djersisim por përveç djersës në shtrat bien edhe pjesë nga lëkura jonë.  Por në qoftë se shtrati ynë rregullohet menjëherë insektet që janë në ajër mund të gjejnë terren në shtrat. Dihet që insektet mbijetojnë kur thithin ujë nga ambienti, por kur shtrati nuk rregullohet këto insekte i ekspozohen dritës, në këtë mënyre ato dehidratohen dhe vdesin. Studiuesit këshillojnë që ju ta lëni gjatë gjithe ditës shtratin pa rregulluar dhe kur të ktheheni në darkë, ta rregulloni.

Pas ekspozimit gjatë gjithë  ditës në ajër të hapur dhe në dritë, shumë insekte  do vdesin. Ky studim mund të shërbejë edhe si justifikim shkencor për ata që nuk e rregullojnë shtratin

Të ngjashme