Pse Michelle Obama ”nuk mund ta duronte”Barak Obamën për 10 vjet ?

1 muaj më parë

A do ta kishit marrë me mend se edhe ish-Presidenti dhe Zonja e Parë janë përballur me sprovat dhe mundimet e tyre brenda marrëdhënies së tyre qoftë edhe ato që zgjasin për një dekadë të tërë?
Michelle nuk ka qenë kurrë e trembur të flasë publikisht për martesën e saj.

Edhe para kësaj interviste, ajo mbajti një fjalim kryesor në festivalin Essence 2019, ku u zgjodh për të dhënë njohuri mbi një martesë të shëndetshme dhe të mbushur me dashuri.
Gjatë atij fjalimi, salla shpërtheu me duartrokitje kur ajo tha: “Martohu me dikë që është i barabartë me ty. Martohuni me dikë dhe jini me dikë që do që ju të fitoni aq sa dëshironi që ai të fitojë.”

“Kishte dhjetë vite kur nuk e duroja dot burrin tim – DHJETË vite të tëra. Dhe e dini kur ndodhi? Kur fëmijët ishin të vegjël.”
“Ju mund të jeni të gjithë të mrekullueshëm individualisht kur sapo jeni martuar,” i thotë ajo panelit. “Ti ke jetën tënde dhe ai të tijën, dhe pastaj bashkohesh.”

Ajo flet për lumturinë në zgjedhjet e nivelit të sipërfaqes,të zgjedhësh çfarë televizori të shikosh dhe të jesh në gjendje të udhëtosh kudo dhe kurdo.
Gjërat ndryshojnë, kur fëmijët i shtohen ekuacionit.

“Por në momentin që patëm fëmijë, ishte:”ku po shkon dhe sa larg?’, dhe filloni të puesni:”sa pelena ke ndërruar?”dhe ‘oh, po luan golf?’.
“Aty nisin të gjitha matjet,” thotë ajo për ndryshimin që përjetuan pas lindjes së fëmijëve.

Gjërat bëhen të çrregullta dhe të ndërlikuara kur shtoni fëmijë në një martesë.
Martesa kërkon punë:”Shumica e njerëzve zakonisht heqin dorë pas vetëm pesë viteve të këqija.”

“Dhjetë vjet,” thotë ajo për këto beteja me Barack. “Por ne kemi qenë të martuar 30. Unë do të merrja 10 vite të këqija mbi 30. Kjo është se si e shikoni atë.”

Të ngjashme