Kryefjala Logo

Pse meshkujt dashurohen pas vajzave “të këqija”?

1 vit më parë

Femrat që për shoqërinë etiketohen si “të këqija” intrigojnë shumë meshkujt.
Sado që ata janë në ndjekje të një vajze të mirë,ata dashurohen me të kundërtën.

Do të thoni ju,pse?
E tregojmë ne:

-Vajzat e këqija nuk kanë kërkesa të tepërta
Vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me teprim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme.
Do jenë shumë më të qetë me një vajzë të tillë.

-Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve
Vajzat e këqija,kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo sepse nuk e kanë problem të sillen si ato.
Meshkujt tek ato nuk gjejnë vetëm “dashnoren” por edhe ortaken.
Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.

-Janë të pavarura
Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura prandaj as që e marrin mundimin të bisedojnë lidhur me atë se “çfarë jemi duke bërë ne tani”.
Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk shfaqin ndjenja të tepërta, jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete.

Të ngjashme