Lifestyle
Pse meshkujt dashurohen më lehtë me femra më të mëdha në moshë?
25 Shkurt, 2022 | 2:36 pm
Pas një studimi, ‘Bright Side’ sjell arsyet e këtij fenomeni.
– Gratë e mëdha në moshë e dinë mirë çfarë duan.
Meshkujt tërhiqen nga qëllimet e saj të forta për të arritur gjëra që do në jetë si dhe nga fokusi i saj.
– Gratë më të mëdha dinë më shumë gjëra rreth jetës.
Duke qenë se kanë më shumë eksperienca në jetë, lidhje apo çdo gjë tjetër, i jep meshkujve mundësinë të mësojnë gjëra të reja prej saj.
– Janë të sigurta në vetvete dhe indipendente.
Gratë më të mëdha në moshë janë shumë të sigurta në vetvete dhe janë të lumtura. Gjithashtu e shijojnë vëmendjen e një mashkulli duke u fokusuar dhe në gjëra të tjera.
– Janë më të ‘rritura’ kur vjen puna tek emocionet.
Ato dinë si të reagojnë në situata të ndryshme dhe dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.
– Janë të mira në gatim.
Gratë e mëdhaja në moshë janë të zonja në gatim dhe preferojnë ende të përgatisin ushqim për mashkullin e tyre, ndryshe nga femrat e vogla në moshë.