Pse femrat shkojnë pas meshkujve të gjatë?

4 muaj më parë

Te vajzat është krijuar bindja që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë burrat e gjatë, të cilët janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi.

Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja. Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë. Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë, arriti në përfundimin se numri i burrave me gjatësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me gjatësi 177 centimetra. Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë pasur gratë me shtat deri në 162 centimetra. Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjerë. Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’.

Të ngjashme