Lifestyle
Pse është kaq e vështirë që burrat të kuptojnë gratë?
25 Korrik, 2022 | 12:55 pm

Një jetë dhe prap meshkujt ankohen se nuk i kuptojnë femrat!
Temë aq e diskutuar saqë shkencëtarët arritën në përfundimin se shkaku mund të jetë…Vështrimi!
A janë krijuar burrat dhe gratë me të vërtetë që të mos kuptojnë njëri-tjetrin?
Sa e vërtetë ekziston në mungesën e komunikimit midis dy gjinive dhe sa është një legjendë urbane?
Një grup studiuesish u përpoqën t’u përgjigjen këtyre pyetjeve me një studim me titullin : “Pse burrat nuk i kuptojnë gratë? Rrjetet nervore të ndryshuara në leximin e gjuhës së syve të burrave dhe grave”.
Hipoteza e studiuesve është se burrat kanë vështirësi të kuptojnë gratë, sepse nuk mund të njohin gadishmërinë që shprehin përmes syve të tyre, të cilat janë një nga burimet më të rëndësishme të informacionit për të kuptuar gjendjen shpirtërore të të tjerëve.
Për ta konfirmuar këtë hipotezë , ata morën 22 vullnetarë meshkuj, midis moshës 21 dhe 52 vjeç dhe krijuan një eksperiment:
Ata i treguan atyre imazhet bardh e zi të 36 palë syve, duke i kërkuar të identifikonin se cilat emocione fshihnin.
18 nga fotot u përkisnin burrave dhe 18 grave (por pjesëmarrësit nuk e dinin ).
Dhe atyre ju kërkua që të zgjidhnin midis dy fjalëve atë që përshkruante më së miri emocionin ose gjendjen mendore të personit që ata po shikonin, pasi ata iu nënshtruan rezonancës magnetike funksionale për të marrë një pamje të plotë të asaj që po ndodhte në trurin e tyre.
Rezultati?
Vullnetarët ishin shumë më të mirë në leximin e shprehjes së syve, kur i përkisnin një mashkulli dhe jo një femre..