Pse edhe të dashuruarit tradhëtojnë?

9 muaj më parë

Tradhtari i shkëlqyer

Për mashkullin ose femrën që tradhton, momenti i joshjes është gjithçka, një akt jetësor, tamam si një frymëmarrje. Joshësi gjen kënaqësi nëse bën për vete, josh seksualisht dikë, sidomos nëse është më i ri, e mbi të gjitha nëse loja merret vesh nga të gjithë.

“Shkelësi”

Për këtë lloj tipi kënaqësia e vërtetë është ajo e ndaluar. Raportet e vërteta e sidomos ato të zyrtarizuara e mërzisin, ndaj ai lodhet dhe kërkon për diçka të re.

I varuri seksualisht

Është ai person që, nëse tradhton, arsyeja e parë që e shtyn është dëshira e fortë seksuale. Te ai, libidoja, e thënë ndryshe uria seksuale, është më e zhvilluar. Ai ka një dëshirë të pakontrollueshme për marrëdhënie seksuale, ndaj dhe pasionin e ndien vetëm fizikisht.

Rastet kur tradhtojnë burrat e martuar

Burrat është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre. Ka nga ata të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes ‘chat’-it, deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë një marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës.

Të ngjashme