Kryefjala Logo

Pse çiftet ndalojnë së kryeri marrëdhënie intime?

9 Gusht, 2022 | 1:20 pm

Intimiteti mund të jetë ngjitësi që ju mban ju dhe partnerin tuaj së bashku.

Dhe kur ai lloj i veçantë i intimitetit bie, mund t’ju bëjë të pyesni pothuajse gjithçka.
Fillon dhe pyet veten nëse nuk je më tërheqëse, nëse nuk je më joshëse, madje edhe nëse nuk je më e dashuruar.
Asnjë prej tyre nuk ka të ngjarë të jetë e vërtetë.

Këtu janë mitet më të zakonshme rreth asaj se pse çiftet nuk kryejnë marrëdhënie:

1-Ju nuk jeni më të dashuruar
Ne shpesh besojmë se marrëdhënia e duhur do të thotë shumë dëshirë dhe intimitet, pa marrë parasysh sa kohë keni qenë bashkë.
Nëse dëshira juaj bie dhe ju rrallë keni dëshirë të kryeni marrëdhënie, kjo do të thotë që ju nuk jeni të dashuruar.

•Por ky është një mit dhe jo fakt!
Nxitja intime nuk është një nxitje biologjike si uria apo etja,është një emocion i prekur nga të gjitha llojet e gjërave.

2-Askush nuk kryen marrëdhënie gjatë rritjes së fëmijëve
Ashtu si faza e lidhjes shkakton ndryshime në dëshirën dhe prioritetet tona po ashtu bëjnë dhe fëmijët.
Por, shumë çifte vazhdojnë të kryejnë marrëdhënie, ose të marrin një vendim të ndërgjegjshëm për të ringjallur lidhjen e tyre romantike.

3-Burrat janë të programuar që të duan vetëm intimitet me partnerë të rinj

Risia është e rëndësishme për oreksin tonë rreth intimitetit.
Të kesh të njëjtin lloj intimiteti në të njëjtat mënyra për dekada mund të ulë patjetër dëshirën.
Dhe në një farë mënyre, është përgjigjja e përsosur për pyetjen: Pse çiftet ndalojnë së kryeri marrëdhënie intime.
Ama duhet të dini se ky është mit,burrat nuk duan partnere më të re se ju,madje kjo dëshirë mund të jetë më e rëndësishme për gratë sesa burrat.
Sipas librit zbulues të Daniel Bergner “Çfarë duan gratë?”, gratë në fakt kërkojnë risi intime më shumë se burrat.

Të ngjashme