Lifestyle
Pse çiftet e të dashuruarve i vendosin pseudonime njëri tjetrit?
15 Qershor, 2022 | 12:30 pm
Daçuli,Bebi,Arusi,Nusi,Tushi,Poçi e qindra pseudonime të tjera që edhe pse duken si të bezdisshme të gjithë ja kemi vendosur partnerit një emër pa kuptim me përkëdheli.
Por pse ndodh?
Mënyrat me të cilat i drejtohemi shpesh një personi të dashur kujtojnë nënat dhe fjalët që ato përdorin me fëmijët e tyre. Kjo formë e butësisë aktivizon dopaminën(hormoni lumturisë) tek fëmijët, neurotransmetuesi përgjegjës për ndjenjën e mirëqenies që ndihet kur merret përkëdhelje dhe vëmendje, që e bën të ndihet i dashur dhe i mbrojtur.
Kjo ndodhi kthehet në të njëjtën mënyrë në moshën e rritur, kur dikush është i dashuruar dhe i përgjigjet me të njëjtën gjë.
Quhet “Baza Emocionale”
Bazat emocionale që ndihen ndaj partnerit janë të njëjtat me ato që ndihen si fëmijë ndaj prindërve të tyre, dhe për këtë arsye gjuha e dashur që del spontanisht është rezultat i kujtimeve nga fëmijëria dhe dashuria e marrë nga njerëzit e dashur.
Ndërsa rritet, ajo vazhdon të shkaktojë afeksion duke reflektuar ndikimin emocional ndaj të dashurit, si dhe një kuptim të mirë emocional të çiftit.