Programi ONE Scholars – një mundësi fantastike për të ardhmen tënde

3 muaj më parë

Je një i ri i talentuar që dëshiron të studiosh jashtë shtetit, të zhvillohesh dhe të përftosh aftësi, talente dhe mundësi të reja?

Ky artikull është fiks për ty!

Besojmë e di që One Telecommunications mbështet gjithmonë të rinjtë ambiciozë si ti, të cilët kërkojnë më të mirën nga vetja, ndaj në vitin 2021, prezantoi programin e bursave “One Scholars”, i vlefshëm për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë (AUK/RIT) dhe Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG).

Ti mund të jesh një prej 15 nxënësve që mund të realizosh ëndrrën tënde dhe të sigurosh një të ardhme më të mirë në degët: Administrim Biznesi, Sisteme Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Gazetari dhe Komunikim, Ekonomi dhe Matematikë në Bullgari; ose për Ekonomi dhe Statistikë, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Graphic Design dhe Multimedia, si dhe IT në Kosovë.

Ti je i talentuar dhe gati për shanse të reja, ndaj programi ynë të mundëson një eksperiencë të tillë sot, që nesër ti të sjellësh idetë e tua gjeniale dhe përvojën më të mirë në arsim dhe t’i implementosh në tregun ku do të operosh në të ardhmen.      

E dimë që je kurioz, ndaj kliko link-un, ndiq One në Instagram dhe apliko tani!

Le të kryqëzojmë gishtat që fituesi të jesh ti!

 

Të ngjashme