Kryefjala Logo

Prinder kini kujdes! Mos beni keto sjellje me femijet adoleshent

26 Tetor, 2020 | 6:38 pm

Shfaqni interes në atë që është duke bërë fëmija juaj. Kur ekzistojnë mosmarrëveshjet, përpiquni që të gjeni një kompromis;

Mos predikoni dhe mos bezdisni. Bëni kujdes në lidhje me thëniet: “kur unë isha sa ti …”. Ju ndoshta keni më shumë gjëra të ngjashme me fëmijën tuaj;

Mos i merrni të tëra kritikat me shpirt e zemër. Mos ju dorëzoni fëmijës. Adoleshentët shikojnë, dëgjojnë dhe mësojnë më shumë se sa mund të mendoni ju.

Tek adoleshentët janë të zakonshme sjelljet ekstreme, kryesisht si pasojë e ndryshimeve hormonale, por edhe si rezultat i një përgjigjeje ndaj ankthit. Ato shpesh janë të shqetësuar pasi nuk kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në jetën e tyre.

Në adoleshencë, shumica e të rinjve nuk ndihen shumë të prirur që të kalojnë kohën e tyre me prindërit. Nëse i trajtoni me “ndershmëri” dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke i dhënë besim dhe hapësira që të rriten, ata do e lenë “adoleshencën” e tyre dhe do të jenë më të lidhur me familjen.

Të ngjashme