Lifestyle
Pranvera do ngjyra!Kujdes si i kombinoni duke ndjekur këshillat tona
3 muaj më parë


E verdha me jeshile të ndezur
Kombinimi i këtyre ngjyrave është aq i fuqishëm sa nuk mund të kaloni pa u vënë re.
Bluja e çelur shkon me rozën
Mund t’i kombinoni në njëqind mënyra dhe kombinimi i nuancave të bebeve është perfekt për një pamje të përditshme.
E gjelbër e ndezur me të kaltrën e errët
E gjelbra është simbol i natyrës dhe rritjes së saj, po ashtu një ngjyrë që krijon një ndjenjë qetësie. Kombinojeni me të kaltrën e errët dhe do të merrni një kombinim për t’u mbajtur mend.
E zeza me ngjyrën bezhë
Për t’i dhënë freski të zezës, ngjyra më e errët dhe më elegante kombinohet më së miri me nuancat bezhë.
E kaltra me të verdhën
E kaltra dhe e verdha janë një kombinim shumë i bukur, pavarësisht nuancave që zgjidhni. E kaltra shkon shumë me të verdhën pastel dhe nuancat pak më të buta .