Lifestyle
“Poliamore apo qeflinj?”Çfarë është dhe pse disa njerëz e zgjedhin këtë stil jete?
22 Qershor, 2022 | 10:22 am
Poliamore(shumë dashuri)është zgjedhja për të pasur dy ose më shumë lidhje romantike, në mënyrë paralele, me pëlqimin e të gjithë partnerëve të përfshirë.
Flitet shumë e më shumë si një nga mënyrat më të njohura të të jetuarit të dashurisë së brezit aktual.
Karakteristikat kryesore të tij janë ndershmëria, transparenca, liria dhe qëndrimi për të mos gjykuar. Me pak fjalë, shumë e bëjnë këtë zgjedhje bazuar në atë që mendojnë se është e duhura për veten e tyre.
Poliamore fokusohet tërësisht te individi dhe më pak te marrëdhënia.
Koncepti bazë mund të përmblidhet nga instikti,pra, është mirë t’i shprehni ato, nëse ndiheni të tërhequr nga dikush tjetër, pse duhet ti mohoni ato?
Ata që zgjedhin poliamore largohen nga turma dhe zgjedhin të mos vendosin etiketa mbi gjininë ose orientimin.
Pak rëndësi ka se çfarë ndodh brenda marrëdhënies për sa kohë që gjithçka është e qartë dhe e ndarë mes anëtarëve.
Edhe në këtë lloj marrëdhënieje mund të ketë tradhti dhe xhelozi, ato ndodhin pikërisht atëherë kur nuk respektohen marrëveshjet e vendosura së bashku.