Po mbaron njohja dhe jeni drejt lidhjes?Mos i bëj këto gabime:

6 muaj më parë

1.   Mësoni të doni veten përpara “tjetrit”

Është e vështirë të duash dikë tjetër, nëse më parë nuk do veten. Zakonisht mënyra si i lejojmë të tjerët të na trajtojnë, reflekton mënyrën se sa shumë ose sa pak ne e duam dhe e vlerësojmë veten. Një kërkim për dashurinë, mund të rezultojë i pasuksesshëm nëse ju mungon dashuria për veten dhe nëse nuk keni vetëvlerësim. Mos i lini të tjerët t’ua kufizojnë personalitetin.

  1. Lërini gjërat të rrjedhin

Jo çdo person me të cilin dilni në takim, është i duhuri për të qenë partneri juaj. Nuk keni përse jeni shumë seriozë në periudhë të hershme, nëse kanë kaluar vetëm disa javë. Nëse mendoni se “takimi shkoi mirë, ndoshta ai do të jetë bashkëshorti im”, kjo do t’ju bëjë të fiksoheni pas statusit të marrëdhënies suaj, në vend që të shijoni atë që po ju ndodh.

  1. Mos kërkoni që partneri të ndryshojë

Mund të ndryshoni te një partner vetëm ato gjëra që ai jua lejon dhe mos pretendoni se keni fuqinë të transformoni jetën e tjetrit thjesht prej faktit se tanimë mund të jeni çift. Jo gjithmonë, partnerin e gjeni në atë fazë të jetës, siç jeni dhe ju, por kjo është e bukura e të qenët çift, me kalimin e kohës ju dëshironi të bëheni një dhe të jeni në sinkron me veprimet tuaja.

4.Mos e ngatërroni dashurinë me pasionin

Shumë prej nesh kanë shkatërruar marrëdhënie vetëm për shkak se nuk kanë arritur të dallojnë dëshirën për marrëdhënie seksuale të tjetrit dhe praninë e dashurisë. Ata e kanë ngatërruar pasionin për përzemërsi. Në fakt, nëse e shihni lidhjen tuaj me sy të ftohtë, mund ta dalloni se cila është dëshira për të kaluar një periudhë të aktivitetit seksual me një tjetër.

Të ngjashme