Lifestyle
Po flasim për beqarët që këtë verë kërkojnë dashurinë
20 Maj, 2022 | 1:29 pm
Stina e verës e kërkon vetë dashurinë.
Netët e gjata,pijet freskuese,koktejlet,muzika,rëra dhe deti janë kombinimet perfekte për ti kaluar pranë dikujt.
Historitë e verës nisin si aventura të momentit por shumë njerëz njohin dashurinë e jetës.
E thënë shkurt,vera nuk kalohet vetëm e sidomos kur vjen nga një dimër i ftohtë e i gjatë.
Sot kemi listuar një listë rregullash që duhet të ndiqni nëse verën 2022 nuk keni ndërmend ta kaloni e vetme:
1-Krijoni një ekuilibër
Nëse keni bërë plane me shoqërinë dhe nuk shikoni fare vërdallë po bëni gabim.
Mos e humbisni mundësinë tuaj!
2-Harro të shkuarën
Gabimi më i madh që bëni është të stepeni nga frika e eksperiencave të kaluara.Mos e bëni më këtë por hidhu në njohje të reja njësoj siç hidhesh në det.
3-Stop presionit
Nëse përmendni fjalën “ lidhje serioze” bëhuni gati që t’ju braktisë,gjërat rrjedhin vet pa e ditur asnjëherë fundin dhe stina e verës nuk e pranon termin “serioze”