Kryefjala Logo

Planifikuesja e dasmave zbulon tre gjëra që të ftuarve nuk ju interesojnë dhe që mund të ulin kostot

20 Gusht, 2022 | 12:53 pm

Kur dasma juaj supozohet të jetë një nga ditët më të rëndësishme të jetës suaj e vetmja gjë që të ftuarit tuaj do t’i interesojë është lumturia juaj dhe të kaluarit mirë, ndaj për të shmangur shpenzimin e të gjitha parave në llogarinë tuaj bankare, ulni koston tuaj.

•Këtu janë tre gjërat për të cilat të ftuarit e dasmës nuk u interesojnë, sipas një planifikuese dasmash:

1-Favoritet
Favoritetet e dasmës janë dhuratat e vogla që marrin të ftuarit për të marrë pjesë në ceremoni, dhe planifikuesja e dasmave thotë se ky është një veprim ku njerëzit mund të kursejnë shumë para duke i hequr ato.

2-Lulet
Mysafirëve nuk u intereson nëse i ripërdorni lulet tuaja.
Dasma juaj do të ketë shumë lule, por është në rregull të përdorni të njëjtat lule që keni pasur në ceremoni për pritjen.
Të ftuarit nuk do të shqetësoheshin aspak nëse shihnin të njëjtat lule në vende të ndryshme.
Madje shumica as nuk do ti vinte re..

3-Muzika
Një dasëm e mirë ka muzikë të mirë që i bën njerëzit të kërcejnë në pistë.
Nuk vlen të marësh këngëtarë me emër në dasëm që kërkojnë pagesa me gjashtë 0 dhe në live nuk bëjnë asgjë.
Informohuni para se të gënjeheni me videoklipe ku të gjithë kanë një zë të bukur.
Këngëtari duhet të dijë të krijojë atmosferë dhe nëse nuk di ta bëjë,ka shumë Dj ose këngëtarë jo aq të njohur që dinë ta bëjnë dhe kërkojnë shumë më pak para.

Të ngjashme