Kryefjala Logo

Planet e yjeve dhe prashikimet e Paolo Fox për secilën shenjë

16 Mars, 2022 | 2:14 pm

Dashi

Kjo është një ditë që shërben për të zgjidhur cdo problem në historinë tuaj të dashurisë.  Në punë, kjo është koha e duhur për të bërë zgjedhje të rëndësishme.

Demi

Në dashuri, takimet që bëni këtë periudhë janë të rëndësishme, megjithatë jeni shumë kritikë. Jini të qetë në punë dhe shmangni stresin duke mos i dhënë rëndësi cështjeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me ju.

Binjakët

  Duhet ta jetoni dashurinë me qetësi. Mos i nënvlerësoni takimet e reja. Në punë duhet të pranoni ofertat nëse doni të arrini diçka.

Gaforrja

Hëna është e favorshme për dashurinë por mos u hutoni. Në punë, kërkoni pak qetësi ndërsa vëzhgoni projektet e reja.

Luani

Jepini hapësirë marrëdhënieve të vjetra, rikuperimi vjen në fundjavë. Kujdes në punë, kërkesa juaj do të bjerë në vesh të shurdhër, të paktën për momentin.

Virgjeresha

 Jeni të shqetësuar në dashuri. Në punë nuk e pranoni atë që mund të sjellë probleme.

Peshorja

Sot dhe nesër do të jetë Hëna në shenjën tuaj dhe do të përjetoni momente emocionuese. Kujdes nga shpenzimet, mund të keni probleme të vogla ekonomike në fund të muajit.

Akrepi

Afërdita dhe Marsi janë ende kritikë në dashuri, më mirë tregohuni të kujdesshëm. Në punë Jupiteri dhe Mërkuri janë në shenjën tuaj, ndaj trajtoni problemet ligjore.

Shigjetari

Në dashuri sot jo gjithçka është në favorin tuaj, kujdes nëse keni pasur lidhje me keqkuptime. Sot do të jeni shumë të ngarkuar në punë.

Bricjapi

Në dashuri sot Hëna është në favorin tuaj dhe do të keni takime të mira. Nëse ndiheni të mbingarkuar nga puna është mirë ta shtyni.

Ujori

Keni nevojë për zgjidhje dhe siguri nga ana e dashurisë, situata përmirësohet në datën 19. Puna do të përmirësohet deri në fund të muajit.

Peshqit

Për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, sot është ditë e ngatërruar për dashurinë. Në punë është mirë të shfrytëzoni disa ide të mira.

Të ngjashme