Kryefjala Logo

Pini kafen e mëngjesit duke lexuar parashikimet e yjeve për sot

8 Tetor, 2022 | 10:48 am

Dashi-Fundjavë por për fat të keq nuk ka shumë për të bërë, grindjet janë rendi i ditës në dashuri.
Në punë ka nervozizëm por duhet të shtrëngoni dhëmbët.

Demi-Në dashuri yjet sot të japin një dorë. Në punë tregojini të gjithëve se çfarë jeni të aftë të bëni.

Binjakët-Nëse ka rrëmujë në dashuri, kërkoni ndihmë nga miqtë.
Në punë largoni mendimet negative dhe tregojini të gjithëve planet tuaja.

Gaforrja-Hëna është e favorshme dhe ndihmon edhe çiftet më të lodhura.
Në punë ndiheni paksa të mbërthyer por nuk keni pse të hiqni dorë.

Luani-Në këto ditë mund të ktheheni të jetoni dashurinë e bukur.
Në punë ka shumë ide por edhe lodhje.
Merrni pak pushim.

Virgjëresha-Dita e sotme është paksa e ndërlikuar për shkak të një hëne të keqe që ju sjell disa mendime negative.
E kundërta në punë që jeni plot energji dhe të etur.

Peshorja-Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë, sidomos për ndjenjat.
Në punë duhet të bëni 1 zgjedhje.

Akrepi-Gjithmonë keni intuitë të fortë si në dashuri ashtu edhe në punë.
Sot do t’ju duhet t’i përdorni ato në favorin tuaj dhe të veproni në lidhje me rrethanat.

Shigjetari-Ndoshta duhet të bëni një pushim dhe të riorganizoni idetë tuaja në dashuri.
Në punë ka shumë kënaqësi por do ishte më mirë të mos e teproni.

Bricjapi-Ju keni filluar të shihni pak dritë në fund të tunelit si në dashuri ashtu edhe në punë.
Përdoreni këtë pozitivitet për të ndërmarrë veprime dhe për të ndryshuar jetën tuaj.

Ujori-Marrëdhëniet sot do kenë shanse të shkëlqejnë falë yjeve.
Në punë ka pakënaqësi por kjo periudhë do të kalojë.

Peshqit-Sot do të mund të afroheni më shumë me partnerin tuaj pas një periudhe largimi.
Një shumë e majme parash do të mbërrijë në punë deri në fund të muajit.
Në fund të fundit, ju keni punuar dhe i meritoni!

Të ngjashme