Kryefjala Logo

Pesë lloje pushimesh të çmendura për ti bërë me partneren tuaj

20 Korrik, 2022 | 12:28 pm

Nëse artikujt se si të gjeni dashurinë ju dëshpërojnë dhe ju kujtojnë sa të “vetmuara” jeni,hidhini një sy këtij artikulli dhe me shoqen tuaj të ngushtë që ju shoqëron në çdo çmenduri,prisni biletat për këto destinacione:

1-Paris, Francë
Imagjinoni të uleni në një kafene të vogël komode duke ngrënë një briosh ndërsa keni një pamje të përsosur të Kullës Eifel. Ndërsa Parisi thuhet se është “qyteti i dashurisë”, ai është gjithashtu një destinacion ëndrrash për çdo entuziast të modës.
Ju mund të kurseni disa para duke marrë transportin publik dhe duke zbuluar qytetin në këmbë, kush e di se çfarë mund të ndodhë atje…

2-Havana, Kubë
Jo vetëm që mund të shihni qytetin pas këngës hit të Camila Cabello, Havana por ajo gjithashtu është e pasur me kulturë dhe histori, prandaj sigurohuni që të merrni kamerën tuaj.
Kur nuk jeni duke endur rrugëve autentike ose duke fotografuar artin mahnitës të rrugës, mund të freskoheni pranë plazhit. Nëse dëshironi të bëni një udhëtim të përballueshëm, ju rekomandojmë të darkoni në restorantet lokale.

3-Valparaiso, Kili
I njohur si ‘xhevahiri i Paqësorit’ ky qytet është destinacioni i përsosur për të bërë disa foto të denja në Instagram.
Jo vetëm që Valparaiso është i famshëm për shtëpitë shumëngjyrëshe, në majë të shkëmbinjve, por është gjithashtu një qytet shumë i gjallë me një atmosferë bohemiane.
Është plot me kulturë që mund të shihet përmes arkitekturës, stilit, artit të rrugës, jetës së natës dhe muzikës live.

4-Cinque Terre, Itali
Nuk mund të imagjinoni të shkoni me dikë tjetër përveç miqve më të mirë dhe të shijoni të gjitha picat, makaronat dhe akulloret që mundeni.
Edhe pse Cinque Terre nuk njihet aq sa Roma, Milano, Firence dhe Venecia, qyteti thjesht do t’ju lërë pa frymë.

5-Greqia
Greqia ka qenë një destinacion popullor këtë verë. Nëse jeni të fiksuar pas mitologjisë greke, atëherë shkoni drejt e në Akropol dhe Tempullin e Zeusit Olimpik që ndodhet në Athinë, kryeqytet.
Megjithatë, nëse jeni shpirt festive, atëherë Mykonos, i famshëm për jetën e tij të mrekullueshme të natës!
Tani, nëse e keni parë filmin Mamma Mia-n, do të sugjeroja të shkoni në një ishull të vogël, simpatik të quajtur Skopelos, ku jo vetëm plazhet janë të pabesueshme, por mund të vizitoni edhe kishën e Agios Ioannis Kastrit ku u zhvillua dasma e Sofisë.

Të ngjashme