Lifestyle
Pesë këshilla si të dukeni tërheqës tek një femër
29 Gusht, 2021 | 5:38 pm
- Jini të sigurt.Një nga gjërat që i tërheq më së shumti femrat është pikërisht siguria që meshkujt kanë në vetvete dhe që e tregojnë këtë. Atyre u pëlqen shumë kur një djalë e di çfarë dëshiron dhe është i drejtpërdrejtë. Të qenit i pavendosur është një karakteristikë që lë për të dëshiruar.
- Paraqitja.Edhe pse shpesh thonë që veshja nuk ka rëndësi, për femrat, sidomos në takimin e parë, ajo që shihet është përshtypja fillestare. Të dukesh bukur është një gjë që duhet ta merrni parasysh edhe nëse bëhet fjalë për një takim të zakonshëm.
- Ndryshoni stilin tuaj.Shpeshherë tentoni të bëni ndryshime të ndikuara nga tendencat e fundit të modës. Përpiquni të dukeni modern herë pas here, por pa dalë nga natyra juaj. Kjo tingëllon diçka seksi për femrat.
- Jini rehat me veten.Bukuria e brendshme dhe ajo e jashtme duhet të kenë të njëjtën vlerë për ju. Përpiquni të tregoni se ndiheni mirë me veten. Bëjeni atë të qeshë me batutat tuaja, shiheni në sy kur flisni dhe tregoni siguri.
- Vendosini qëllime vetes.Asgjë nuk është më joshëse sesa një njeri ambicioz. Duke pasur qëllime domosdoshmërisht ju jeni duke kërkuar të përmirësoni diçka në jetën tuaj dhe do të punoni shumë për t’i arritur ato.