Kryefjala Logo

Përse njerëzit që shfaqen të lumtur,vuajnë më shumë përbrenda?

24 Maj, 2022 | 3:50 pm

E ndeshim shpesh në përditshmërinë tonë, ku persona të caktuar prezantohen si të lumtur dhe të gëzuar gjithë kohës.

Një  lumturi e tejzgjatur nuk është normale dhe duhet të dyshoni gjithmonë se persona të tillë po vuajnë përbrenda me një situatë shumë të rëndë të cilën e fshehin me buzëqeshje.

Disa nga elementet pse njerëzit nuk e shprehin hapur mërzinë e tyre janë: •Ndryshimet e mëdha dhe të papranueshme nga vetë personi •Ndjesia e paragjykimeve
•Përshtypja në rrjetet sociale •Pritshmëritë e të tjerëve ndaj jush

Për fat të keq është një gjendje që nuk mund të diagnostikohet lehtë sepse kërkon  njohuri mbi depresionin.
Në këto raste sidomos nëse bëhet fjalë për njerëz që i njohim duhet t’i kuptojmë dhe t’i pyesim vazhdimisht se çfarë i shqetëson.

Mjekimi më i mirë për këta njerëz është mbështetja e vazhduar dhe ndihma nga personat përreth me familjarë dhe shoqëri për t’i kaluar momentet e vështira. 

Nëse lind nevoja për terapi me një psikolog, bindeni mikun apo mikeshën tuaj të marrë pjesë në psikoterapi sa më parë duke bërë ju një kërkim për një psikologë të zotë.

Mos i braktisni kurrsesi këta njerêz sepse shumë herë fatkeqsisht pasojat kanë qënë fatale.

Të ngjashme