Lifestyle
Perlat e së premtes nga astrologu Italian Paolo Fox
13 Maj, 2022 | 12:02 pm

Dashi-Ndryshoni mënyrën si i përjetoni gjërat në dashuri për tu ndjerë më të lumtur.
Mbarësi ju rrethon në punë ndaj mos u ndal.
Demi-Duhet të gjeni me patjetër një mënyrë për të ulur debatet në çift ose do ta humbisni lidhjen.
Mos u nxitoni me vendime në punë sepse do i hapni telashe vetes.
Binjakët-Dita ka zënka si në dashuri ashtu edhe në punë.
Keni krijuar idenë se askush nuk ju kupton por harroni të drejtoni gishtin nga vetja.
Gaforrja-Nuk po kaloni periudhën më të mirë të jetës suaj por nuk jeni as tek më e keqja. Shqyrtoni ofertat e reja në punë për ndryshime të rëndësishme.
Luani-Lajme të mrekullueshme në dashuri që do ju mbushin zemrën me gëzim.
Tregoni maturi në punë sepse shefi po ju ruan fshehurazi.
Virgjëresha-Largoje trurin nga dashuria e shkuar dhe përqëndrohu tek e ardhmja.
Kjo ishte lifhja që ju vetë zgjidhët.Pse tani nuk jeni më të lumtur?
Peshorja-Po i kushtoni vëmëndje një personi që nuk vlen aspak për dashuri.
Vazhdoni përpara në punë se keni mbetur në vend me kolegët tuaj që kanë bërë goxha rrugë.
Akrepi-Nuk mund të dashurosh dy persona njëkohësisht i dashur Akrep,ndaj bëj zgjedhjen tënde pra se ti humbasësh të dyja.
Shigjetari-Lidhja që keni pasur prej një kohe të gjatë po nxjerr shumë probleme.Ju qetësohuni dhe gëzohuni faktit që do merrni një shumë të mirë parash.
Bricjapi-Në dashuri bëni durim me partnerin. Ju e dini çfarë doni dhe e merrni ndaj stresi është i panevojshëm.Ndërkohë shijoni frytet që ju fal puna.
Ujori-Mos e lodhni më trurin!Lidhja juaj shkon mirë,puna gjithashtu atëherë çfarë nuk shkon me ju që ankoheni vazhdimisht?
Peshqit-Kur je i bindur se dashuria për partnerin nuk ka ikur dhe lidhja juaj vlen akoma për të punuar,atëherë futju punës dhe pozicionohu.