Lifestyle
Për të lindurit në shenjat e ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit, ja parashikimet astrologjike për ditën e sotme 19 korrik
19 Korrik, 2022 | 12:20 pm
Dashi-Shijojeni momentin pa shumë mendime dhe nëse personi që ju pëlqen nuk jua kthen, mos e ndiqni shumë. Në punë kjo është dita e zgjidhjeve ndaj mos u shqetësoni për problemet.
Demi-Sot është Afërdita që ju mbron, prandaj drita jeshile ndaj emocioneve. Në sferën e punës gjithçka po shkon mirë dhe nëse doni të bëni atë hap cilësor është momenti i duhur.
Binjakët-E bukur kjo hënë që mbron ndjenjat dhe gjithashtu sjell lajme të mira. Në punë sot jeni plot energji.
Gaforrja-Mos kini frikë të përballeni me problemet në çift, është e vetmja mënyrë për të forcuar marrëdhënien. Në punë çdo gjë do shkojë mirë dhe në muajt e vjeshtës do ketë një mënyrë për të bërë një avancim në karrierë.
Luani-Nëse jeni prej disa kohësh në çift, filloni të mendoni të jetoni bashkë ose të keni fëmijë . Në punë dëshira për të bërë është e madhe dhe gjithashtu për të krijuar diçka tuajën.
Virgjëresha-Nëse ka pasur ndonjë grindje në dashuri, sot është dita e duhur për t’u sqaruar. Në punë do arrini të zgjidhni një problem të madh që ju ka bllokuar prej disa kohësh.
Peshorja-Hëna nuk është më përballë kështu që dashuria nuk do të ketë asnjë pengesë sot. Në punë keni plane të mëdha por do jeni të detyruar të përballeni me disa diskutime.
Akrepi-Dashuria po shkon mirë, por sot do të jeni në gjendje të kontrolloni nëse lidhja juaj mund të ketë të ardhme apo jo. Në punë duhet të bëni disa ndryshime në një projekt por gjithçka do shkojë mirë.
Shigjetari-Në dashuri ka pasur disa diskutime të vogla ditët e fundit por sot do ketë një mënyrë për t’u sqaruar. Në punë, është koha për të folur dhe për të thënë çfarëdo që mendoni.
Bricjapi-Mos shikoni prapa por mendoni për të ardhmen në dashuri dhe në punë kushtojini vëmendje parave, mos bëni shumë pazare të çmendura.
Ujori-Jupiteri, Venusi dhe Hëna mbrojnë sferën tuaj të dashurisë, kështu që lëre veten të lirë. Në punë, ka të reja rrugës..
Peshqit-Në dashuri gjithçka do të jetë më mirë,si sot ashtu edhe në ditët e para të javës. Në punë duhet të duroni deri në mes të gushtit, më pas gjithçka do të shkojë mirë.