Kryefjala Logo

Për disa mirë dhe për të tjerë jo,kështu e kanë yjet!Flet astrologu Paolo Fox

12 Tetor, 2022 | 10:45 am

Dashi-Në dashuri gjërat duhet të menaxhohen me më shumë racionalitet, ndërsa në punë koha është perfekte për të arritur shumë.

Demi-Nëse ka ndonjë problem të pazgjidhur me partnerin tuaj, duhet t’i zgjidhni ato.
Në punë keni një dëshirë të madhe për qetësi.

Binjakët-Paqja kthehet në dashuri pas ditëve të vështira dhe disa lajme të mira vijnë në punë.

Gaforrja-Hëna kthehet e kthjellët por në çift mund të ketë ende tension në ajër.
Në punë yjet sugjerojnë që të mos bëni hapa të rrezikshëm, sidomos sot.

Luani-Keni një nevojë të madhe për dashuri dhe për të gjetur qetësi në çift.
Në punë keni ende disa pengesa të vogla për të kaluar dhe do ia dilni.

Virgjëresha-Prisni lajme të mira në dashuri sepse yjet janë me ju nga ky këndvështrim.
Në punë po mendoni për një ndryshim pune.

Peshorja-Qielli është shumë i bukur këtë javë për ndjenjat dhe do të ketë shumë mundësi për të gjetur dashurinë.
Në punë gjithçka shkon në mënyrën më të mirë.

Akrepi-Në dashuri vëmendje maksimale sepse ndodhitë e ditëve të fundit kanë lënë pasoja emocionale.
Në punë mund të përballeni me disa çështje të mërzitshme.

Shigjetari-Qielli flet për emocione të mëdha por ju duhet të zgjidhni kë dëshironi në krah.
Në punë do arrini të realizoni një projekt të madh.

Bricjapi-Kjo ditë ka të bëjë me një rikuperim emocional edhe nëse nga pikëpamja profesionale ka ende shumë rrëmujë.

Ujori-Kushtojini vëmendje shqetësimeve të vogla të zemrës sepse yjet sjellin debate në dashuri.
Në punë ka ende disa probleme ekonomike për t’u zgjidhur.

Peshqit -E bukur kjo ditë për të vendosur qetësinë rreth dashurisë.
Në punë pas drekës do të jetë më mirë se mëngjesi për të përfunduar angazhimet e punës.

Të ngjashme