Kryefjala Logo

Për asgjë nuk e ka fajin Paolo Fox por yjet!

30 Mars, 2023 | 10:12 am

Dashi-Hëna e sotme ju jep shumë qetësi për të cilën keni pasur vërtet nevojë.
Për sa i përket punës, një fazë e mirë rikuperimi fillon me lajme interesante.

Demi-Kjo ditë është perfekte për t’u afruar me personin që ju pëlqen, ndaj lëreni veten. Kënaqësitë e mëdha vijnë në punë.

Binjakët-Sot dita ju sheh më të fortë në orët e mëngjesit, ndaj përpiquni të përfundoni gjithçka deri në drekë, të paktën gjërat e rëndësishme. Në punë do ketë vështirësi ndaj sillni pak durim.

Gaforrja-Kjo është një kohë e shkëlqyer për dashurinë, kështu që shijoni të gjitha. Për sa i përket punës, të gjitha projektet e reja do të mund t’i përfundoni në mënyrën më të mirë, vazhdoni kështu.

Luani-Sot do të keni favorin e hënës ndaj trajtojini vetes edhe disa momente romantike. Në punë përgatituni për disa lajme interesante që do t’ju çojnë larg.

Virgjëresha-Sot duhet të kemi pak më shumë vëmendje sepse kjo ditë do të jetë veçanërisht e rëndë nga pikëpamja emocionale.
Në punë do ketë një mënyrë për të arritur shumë.

Peshorja-Lini pas të kaluarën dhe filloni të hapeni me njerëz të rinj sepse yjet janë të favorshëm për dashurinë. Në punë përpiquni të shmangni debatet me kolegët.

Akrepi-Sot do të duhet të bëni kujdes sepse në dashuri mund të ketë disa zënka. Problemet vijnë në punë por me pak më shumë përpjekje do arrini të zgjidhni gjithçka.

Shigjetari-Kjo ditë sheh një rënie të vogël të dashurisë dhe vëmendjes në punë, sepse energjia ka filluar të mbarojë.

Bricjapi-Kjo ditë ju sheh veçanërisht të acaruar, ndaj bëni kujdes, veçanërisht në dashuri.
Për sa i përket punës, është më mirë të mos dorëzoheni para provokimeve dhe nëse nuk jeni të sigurt se çfarë po bëni, bëni një hap prapa.

Ujori-Sot lere veten te dashurohesh pak me shume sepse planetet jane ne favor te takimeve te reja.
Në punë ka një dëshirë të fortë për ndryshim.

Peshqit-Kjo ditë sjell shumë humor të mirë dhe gjithashtu një dëshirë të madhe për të dashuruar.
Në punë jeni super të zënë por Jupiteri i favorshëm ju mbështet dhe do ju çojë larg.

Të ngjashme