Lifestyle
Peisazhi i alternativave ndaj duhanit dhe sfidat rregullatore, çfarë thonë ekspertët për produktet pa tym
22 Janar, 2024 | 11:03 am
*Produktet pa tym si një alternativë më e mirë ndaj duhanpirjes tradicionale, ekspertët ndajnë qëndrimet e tyre mbi bazën e studimeve
Gjatë dekadës së fundit, studime të ndryshme janë kryer mbi cigaret dhe produktet alternative. Por çfarë tregojnë rezultatet e tyre dhe çfarë politikash ndjekin vende të ndryshme të botës?
Është e qartë se as institucionet shtetërore, as politikanët, dhe as mjekët nuk kanë një mendim të vetëm, shtetet gjithashtu zgjedhin strategji të ndryshme. Disa prej tyre shohin te produktete pa tym një alternativë që ndihmon në reduktimin e problemeve shëndetësore që lidhen me produktet tradicionale të duhanpirjes.
Që nga viti 2017, numri i studimeve për produktet me ngrohje është dhjetëfishuar: në vitin 2017 janë kryer 15 studime, në 2022 – 182 dhe në 2023 – 130. Studimet kryesisht analizojnë prevalencën e produkteve të duhanit me ngrohje dhe ndikimin e tyre në shëndetin e konsumatorëve. Disa vende kanë filluar të lehtësojnë kërkesat e aplikuara për duhanin me ngrohje si SHBA-ja dhe Zelanda e Re.
Sipas prof. Natalja Istomina, drejtoreshë e Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Vilniusit, shkenca mjekësore ka analizuar dhe hulumtuar produktetet me ngrohje për më shumë se disa dekada si një alternativë për duhanpirësit që nuk mund ta lënë duhanin.
“Ka dhjetëra qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, analizat shkencore të të cilave lidhen me një pjesë shumë të madhe të popullsisë. Mbi bazën e këtyre studimeve dhe rezultateve të tyre, në vitin 2023 Britania e Madhe ka krijuar alternativa si një mjet efektiv për të ndihmuar popullsinë e vendit të saj të lërë duhanin. Kërkime të tilla shkencore janë vazhdimisht në rritje, ato kryhen nga universitete, qendra kërkimore shtetërore dhe të ngjashme”, tha Istomina.
Sipas saj, “ka një tendencë të dukshme që duhani me ngrohje shkakton më pak dëm për shëndetin e njeriut sesa cigaret tradicionale, por këto të dhëna nuk mund të përgjithësohen. Debati për kontrollin e duhanit duhet të bazohet në argumente shkencore dhe të dhëna klinike, jo vetëm në opinione dhe reagime emocionale. Kjo është mënyra e vetme për të bërë përparim në luftën kundër duhanit”.
Vitin që lamë pas, në Forumin Global të Nikotinës të mbajtur në Qershor në Varshavë, ekspertët folën për shembuj pozitivë të vendeve në mbarë botën, duke iu referuar Suedisë, ku qeskat e nikotinës dhe një produkt oral i duhanit e bënë vendin me numrin më të ulët të duhanpirësve në BE duke sjellë reduktimin e vdekjeve nga nikotina.
“Përvoja e Suedisë, ku përdoren jo vetëm snus, por edhe qese me nikotinë dhe shumë produkte të tjera me rrezik më të ulët, na lejon të supozojmë se do të kishte tre milionë më pak vdekje në Evropë nëse do të ishte zbatuar e njëjta politikë me rrezik më të ulët,” thanë ekspertët.
Për të treguar politikat jo të mira të aplikuara në shumë raste, profesori Konstantinas Farsalinas i Universitetit të Patrës (Greqi) përdori gjithashtu shembullin e Suedisë dhe BE-së. Sot, Suedia është i vetmi vend pa duhan në botë, megjithëse niveli i konsumit të nikotinës në Suedi është i ngjashëm me mesataren e BE-së (rreth 24%). Megjithatë, në Suedi shumica e nikotinës konsumohet me produktet e duhanit alternativ dhe në Evropë me cigaret. Si rezultat, vdekshmëria e Suedisë nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri i mushkërive dhe llojet e tjera të kancerit është sa gjysma e vendeve të tjera të BE-së. Sipas tij, ky është shembull i botës reale me prova afatgjata epidemiologjike të rrezikut të reduktuar.
Studiuesja e shëndetit publik, Prof. Marewa Glover nga Zelanda e Re vuri në pikëpyetje moralin e autoriteteve të kontrollit të duhanit dhe zyrtarëve të shëndetit publik në forum: “Ata e dinë se këto produkte alternative shpëtojnë jetë, por ende i pengojnë të blihen. Ato kontribuojnë në rritjen e sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme mes njerëzve të moshës 35 vjeç e lart.”
Prof. Natalja Istomina pranoi se kjo temë është shumë aktuale, por në të njëjtën kohë edhe sensitive.